Nuk u desh shumë që “Messi-mania” të shpërthente në Paris. Mjaftuan fare pak kohë për ta parë Leon në qytetin e Kullës Eifel me fanellën e PSG-së që fanellat e tij të shiteshin në numër rekord.

Ylli argjentinas do të mbajë mbi supe një numër që e kthen mbrapa në kohë, atë 30, të debutimit me Barcelonën në vitin 2004.

Kjo është edhe arsyeja pse uniforma e re e Messit me PSG është unike dhe magjepsëse. Pikërisht për këtë arsye dyqanet zyrtare të klubit francez u “sulmuan” nga tifozët për të blerë fanellën e Messit, e cila u mbarua brenda 24 orëve pasi doli në shitje.

Argjentinasi tashmë ka nënshkruar rekordin e parë të aventurës së tij të re në kryeqytetin francez. Siç lexojmë te “Olé”, të gjitha modelet e fanellës së tij janë shitur.

Sipas “Observatoire du Sport Business”, fitimi vlerësohet të jetë rreth 30 milionë euro. Dyqani i PSG-së nuk u kap i papërgatitur: që nga shalli prej 20 eurosh me fjalët “Messi 30” deri te fanella prej 158 eurosh, ekziston një zgjedhje e madhe për t’i dhënë dorë të lirë “Messi-manisë”.