2022 ka nisur me disa lajme të mira sa i përket botës së showbizzit. Së shpejti, pritet të vijë dhe dueti i shumëpritur nga Elvana Gjata dhe Mozzik. Thashethemet për një bashkëpunim mes dy artistëve kanë qarkulluar që në fund të 2020-ës dhe tashmë ka ardhur koha për t’u publikuar. Mban titullin “S’ka” dhe është pjesë e albumit të ri të reperit, Lamboziki.

Mirëpo, këngëtarja pritet të vijë me një tjetër duet me ikonat e repit shqiptar. Bëhet fjalë për Lyrical Son dhe MC Kreshën. Ishte Lyrical, i cili ndau lajmin me nisjen e Vitit të Ri. Përmes një videoje në Instagram, ai zbuloi se do të sjellë me 12 Janar, albumin e paralajmëruar prej kohësh. Nga 11 këngë, dy prej tyre janë duete me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

“Dëshirat dhe kërkesat tuaja për Babadimrin do të realizohen me 12 Janar, kur në të gjitha platformat si Spotify, Youtube etj do të lansohet albumi, Muzikë e Alltisë, prej Mc Kreshës dhe Lyrical Son.”, tha reperi përmes një videoje që ndau në rrjete sociale.