Lisa Loring, e cila interpretoi e para rolin e Wednesday në serialin televiziv “The Addams Family” (Familja Addams), ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Sipas deadline.com, aktorja u shua pas një goditjeje në tru.

Personazhi i saj është bërë shumë i famshmë aktualisht nga seriali i ri i Netflix, me titull “Wednesday”, me protagoniste aktoren Jenna Ortega.

Lisa Loring ishte vetëm 6 vjeç kur mori rolin në serialin që zgjati dy sezone, nga viti 1964 deri në vitin 1966.