Dashi

Ju do të merrni mbështetjen e miqve të vjetër dhe do të bëni disa miq të rinj. Sot nëse po mendoni të huazoni para nga dikush, atëherë do t’i merrni lehtë. Sot do të kaloni mbrëmjen duke u argëtuar me miqtë tuaj.

Demi

Sot do të jetë një ditë e ngarkuar për ju. Nëse po mendoni të investoni para diku, atëherë sot është dita e duhur për ta bërë.

Binjakët

Sot do të jetë një ditë e mbushur me shpenzime për ju, por duhet të kontrolloni financat përndryshe mund të keni telashe në të ardhem.

Gaforrja

Një reflektim do ju bëjë të kuptoni se sa shumë keni humbur nga sjellja dhe veprimet e pamenduara që keni kryer. Ka ardhur momenti që të përballeni me të vërtetën. Askush më shumë se ju nuk e ka dashur ketë moment.

Luani

Nëse keni diçka për të thënë, tani është koha të ngrini zërin. Jo gjithkush do të vlerësoje sinqeritetin tuaj, por kjo nuk do t’ju shqetësojë aspak.

Virgjëresha

Sot do të përfundoni detyrat tuaja të vështira në më pak kohë nga sa e kishit parashikuar. Për këtë arsye do të jeni të lumtur dhe do të merrni përfitime. Sot gjendja juaj financiare do të përmirësohet.

Peshorja

Dita e sotme do të sjellë rezultate të favorshme për ju. Sot, do të vijnë propozime të mira biznesi. Nëse po mendoni të blini një pronë të re, atëherë dëshira juaj me siguri do të realizohet.

Akrepi

Sot do të jetë një ditë e qetë për ju.  Nëse duhet të merrni ndonjë vendim sot, atëherë mendoni me shumë kujdes, vendimi i marrë me durim do t’ju sjellë përfitime.

Shigjetari

Mos u mbyllni në vetvete sot dhe mos i ktheni shpinën dashurisë sepse partneri do mërzitet mjaft. Ka ardhur koha te shtoni dozat e komunikimit dhe të tregoni çdo gjë që ndjeni.

Bricjapi

Sot do të jetë një ditë normale për ju.  Duhet ta trajtoni më me seriozitet paranë dhe çështjet e tjera materiale. Ndryshe, kjo do ju kushtojë në pasurinë tuaj.

Ujori

Nëse po mendoni të investoni diku, atëherë shpenzoni vetëm sipas nevojës. Nëse bëni më shumë, mund të dëmtoheni.  Sot mendja juaj do të jetë e lumtur për shkak të takimit dhe bisedës me një mik të vjetër.

Peshqit

Nuk është momenti i duhur për të bërë investime ose për të ndryshuar vend pune. Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim dhe të rigjeni lumturinë e munguar në çift.