Në parashikimin në “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu informon se jemi në javën më të rëndësishme të vitit. Eklipsi diellor dhe Hëna e re në Dem kanë energji të fuqishme që do lëvizin lidhjet armike ndaj kjo do të ndikojë fort në të gjitha shenjat. Priten ndryshime të mëdha, por edhe rreziqe për secilën shenjë të zodiakut.

Meri Shehu: Kjo është java më e rëndësishme e vitit, është një nga javët më të fuqishme që ne do bëjmë punë të mëdha, disa do zhgënjehen më shumë se asnjëherë. Kemi një eklips diellor dhe Hënën e re në Dem, që është gjë e rrallë ndaj energjitë janë të fuqishme. Shenjat e qëndrueshme Dem, Akrep, Luan dhe Ujor të 10-ditëshit të dytë do kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre që do mbizotërojë për shumë vite.