Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë në muajin mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Aktorja e humorit ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale dhe ka ndarë me ndjekësit momente me vogëlushen.

Ditën e sotme, Eliona ka publikuar një video me foto të së bijës dhe në fund tregon si duket ajo kur shkrep këto foto kaq të pëlqyera.

“Pas çdo fotoje të Galës që duket kështu, jam unë që dukem kështu. Nënat më kuptojnë”, ka shkruar aktorja.

Reagimet ndaj kësaj video kanë qenë të shumta, aq sa të gjitha nënat ranë dakort, që kalojnë këto “vështirësi”