Nga sot, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të duhet të tregojnë një certifikatë vaksinimi për të frekuentuar restorante, kafene apo ndonjë aktivitet shoqëror. Nëse nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, ata duhet të dëshmojnë se e kanë kaluar Covid-19 së paku 18 muaj më parë. Sipas autoriteteve, këto masa janë në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik.https://880ac1c107ed08af5d267b21bf8b1258.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Qytetarët pa certifikatë që do të shkojnë për kafe, drekë, koncert apo festë, ku janë të pranishëm më shumë se 30 persona, do të gjobiten me 250 euro. Gjoba për pronarin e subjektit, nga ana tjetër do të jetë nga 2.500 deri në 30.000 euro në varësi të madhësisë, ndërsa veç kësaj, me 1.500 euro do të gjobitet edhe personi përgjegjës.