Lionel Messi la Barcelonën pas 21 vitesh dhe kaloi te PSG këtë verë, në atë që mund ta quajmë lirisht transferimi i shekullit. Prezantimi dhe “adetet” e tjera  janë bërë tashme dhe kampioni i Amerikës së Jugut ka nisur stërvitjen.

Ashtu siç pritej Messi vazhdon me formën e tij konstante të lartë dhe së fundmi na ka treguar qartë se do merret vesh mirë me Kylian Mbappe, një tjetër yll i madh i futbollit botëror.

Nga stërvitja e PSG ka dalë një video, ku Messi merr një pasim perfekt nga Mbappe dhe argjentinasi tund rrjetën me diagonalen e tij karakteristike. Ky është goli i parë i filmuar i Messit dhe Mbappe. Shumë të tjerë do shohim.