Talebanët kanë dhënë sot konferencën e parë për media, ku kanë treguar se çfarë do të ndodhë tani e tutje në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha: “Unë do të doja të siguroja bashkësinë ndërkombëtare se askush nuk do të dëmtohet. Ne nuk duam të kemi ndonjë problem me bashkësinë ndërkombëtare. Ne kemi të drejtë të veprojmë sipas parimeve tona fetare. Vendet e tjera kanë qasje dhe rregulla të ndryshme. Afganët kanë të drejtë të kenë rregullat dhe rregulloret e tyre në përputhje me vlerat tona.”, u shpreh ai.