Pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit aktivistë të shumtë kanë ngritur alarmin se grave aty rrezikohet t’u privohen akoma më tej të drejtat e tyre. CNN tregon fatin që pësoi një nënë e katër fëmijëve vetëm sepse refuzoi që të gatuante për talebanët pasi nuk i kishte mundësitë.

Najia ishte në shtëpi me tre djemtë dhe vajzën e saj të vogël në një fshat të vogël në Afganistanin verior kur luftëtarët talebanë trokitën në derën e tyre.

Vajza e Najias, Manizha, 25 vjeç, e dinte që ata do të vinin, nëna i kishte thënë se kishin bërë të njëjtën gjë tre ditë më parë kur i kërkuan që të gatuante për të paktën 15 luftëtarë.

“Nëna ime u tha se jemi të varfër si mund të gatuanim për ta?” Tha Manizha ndërsa shtoi se më pas ata nisën ta rrihnin.

“Nëna ime u rrëzua dhe ata e goditën me armët e tyre – AK47.”

Manizha tha se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin. Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe të iknin ndërsa flakët përhapeshin. Nëna e katër fëmijëve humbi jetën nga rrahja.

Ky sulm tragjik i ndodhur më 12 korrik në shtëpinë e Najia -s në provincën Faryab tregon qartë nivelin e rrezikut që kanoset mbi gratë në Afganistan tashmë që Talibani ka kontrollin e vendit, shkruan CNN.