Talebanët ‘e moderuar’ tashmë kanë filluar të godasin hajdutët e dyshuar dhe t’i lidhin në kamionë për të parakaluar nëpër Kabul, si dhe duke qëlluar mbi turmat që përpiqen të ikin në aeroportin e kontrolluar nga SHBA.

Pamje drithëruese/ Jeta në Kabul me talebanët e moderuar
Pamje drithëruese/ Jeta në Kabul me talebanët e moderuar

Të ashtuquajturit “Engjëjt e Shpëtimit” po tërheqin grabitësit e dyshuar nga shtëpitë e tyre dhe po i rreshtojnë përballë mureve për t’i ekzekutuar, pasi plaçkitjet shpërthyen në të gjithë Kabulin. Pamjet tregojnë një hajdut të dyshuar të një makine me fytyrën e mbuluar me katran të zi dhe të lidhur në pjesën e pasme të një kamioni.

Pamjet e tjera tregojnë luftëtarët talebanë jashtë aeroportit të Kabulit që mbajnë AK-47 dhe lëshues raketash, duke marshuar drejt turmave të tmerruara dhe duke qëlluar me armë zjarri në ajër. Xhihadistët janë quajtur ‘Taliban 2.0’ për sharmin mediatik në përpjekjen për të bindur botën se ata kanë moderuar në krahasim me talebanët e 20 viteve më parë.

Por shtypja e tyre brutale u rrëfye nga një grua 21-vjeçare e cila punonte si mësuese në Kandahar. Ajo përshkroi se si kishte ikur në Kabul, por tani jetonte me frikën se talebanët së shpejti do të trokisnin në derën e saj.

Pamje drithëruese/ Jeta në Kabul me talebanët e moderuar

“Kurrë nuk e prisnim këtë, që Kabuli të bjerë. Por tani jemi të bllokuar dhe nuk mund të bëjmë asgjë, kudo shihen talebanët. Unë ndihem personalisht në rrezik nga talebanët sepse punoja për një organizatë arsimore dhe talebanët nuk e pranojnë këtë, tani nuk ndihem aspak e sigurt.”

Zabihullah Mujahid, një zëdhënës, pohoi të martën “ka një ndryshim të madh mes nesh dhe talibanëve të 20 viteve më parë” – kur gratë afgane u rrahën në rrugë ose u ekzekutuan publikisht, u mohuan punën, kujdesin shëndetësor dhe arsimin dhe u ndaluan të largoheshin në shtëpi pa një kujdestar mashkull.

Talibanët kanë thënë gjithashtu se gratë do të duhet të mbajnë hixhab por jo burka.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, një video që u shfaq sot duke treguar gra të tmerruara në portat e aeroportit të Kabulit duke iu lutur trupave amerikane që t’i lejojnë ato të ikin, duke bërtitur: “Talebanët po vijnë.”

Gratë zgjasnin duart përmes rrjetës së hekurt drejt ushtarëve ndërsa ulërinin në videon e cila u shpërnda gjerësisht në mediat sociale afgane këtë mëngjes.

Pamje drithëruese/ Jeta në Kabul me talebanët e moderuar
Pamje drithëruese/ Jeta në Kabul me talebanët e moderuar
Pamje drithëruese/ Jeta në Kabul me talebanët e moderuar

Personat e armatosur talebanë tani kanë rrethuar aeroportin – e vetmja rrugë jashtë Afganistanit për mijëra refugjatë të bllokuar në kryeqytet dhe provincat e afërta dhe po kontrollojnë dokumentet e atyre që përpiqen të arrijnë në të.