Zgjedhja e bashkisë që edicionin e 15-të të festës së birrës ta organizojë në zonën e terminalit të autobuzave detyron edhe marjen e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit atje.Që nga kjo e hënë duket se kanë nisur përgatitjet më intensive në zonën e terminalit për ta patur në gadishmëri nga data 18 gusht për festën e birrës.

\Kjo ka sjellë kufizime në punën e terminalit, duke nxjerë jashtë tij autobuzat e transportit.Me vendim të organeve shtetërore si policia, autobuzat duke nisur nga dita e hënë dhe deri në fund të festës së birrës nuk do të lejohen të futen në terminal. Për drejtuesit e mjeteve të transportit ky është një problem më vete pasi krijon çoroditje dhe vështirësi në marjen e pasagjerëve apo kur I sjellin në destinacion dhe nuk kanë një vend të caktuar për ti lënë.

Ndërkaq, sot u rregjistrua një aksisent te zona e terminalit, shkaku I të cilit nuk u bë I qartë, por thuhet se ka ndikuar edhe trafiku I rënduar dhe ndonjëherë I pakontrolluar në këtë pjesë të qytetit tashmë me prani të shtuar njerëzish.