Frika ka pushtuar afganët pas vënies nën kontroll të vendit, shumë prej të cilëve kanë vendosur të largohen ndërsa të tjerë t’ju përshtaten rregullave strikte të tyre. Mes tyre një burrë fshiu imazhet e modeleve femra në një sallon bukurie në Kabul.

Por një ndër imazhet ka qenë ai i këngëtares dhe modeles shqiptare, Beatrix Ramosaj. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

Mësohet se ajo kishte realizuar kohë më parë një set fotosh për një kompani turke dhe fotoja e saj kishte përfunduar edhe në kryeqytetin e Afganistanit.