Dy efektivët e përplasur mesditën e sotme në Durrës nga një makinë e tipit “Benz” janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Drjetuesi i automjetit është Shkëlzen Kraja, ndërkohë bëhet me dije se njëri polic i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës. Motori i policisë është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë plagosur dy efektivët me inicialet K..H., dhe A.K.

Mësohet se një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, por ende nuk dihet gjëndja për policing e dërguar në spitalin e Trauës. Kolegët e policëve kanë shkuar të gjithë në spital për të ndihmuar duke dhuruar gjak.

Burime bëjnë me dije se efektivët e patrullës kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin e përplasjes.