Kathleen Roberts është bërë virale në TikTok pasi pretendon se është martuar me fantazmën e Michael Jackson. Roberts, e cila gjithashtu mendon se është rimishërimi i Marilyn Monroe, thotë se ka qenë në një lidhje me shpirtin e mbretit të popit për disa vite.

Michael Jackson vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeç, por Kathleen thotë se ai është ende duke kënduar dhe vallëzuar ... përmes saj

“Atij i pëlqen të hajë me mua. I do biskotat. Ai flet shumë më tepër nga sa prisja si një fanse e mëparshme. Ndihem e veçantë që amë zgjodhi mua për grua (edhe pse jo në letër), ne e trajtojmë lidhjen sikur të jemi të martuar. Ne kemi ulje- ngritjet tona, por Michael, thjesht nuk mund të ndaloj së dashuruari.”, tha ajo. /abcnews.al

Me buzët e saj të trasha dhe me flokët bjonde, ajo ka një ngjashmëri me Marilyn Monroe - Kathleen thotë se ajo ishte aktore në një jetë të mëparshme