Roberto Mancini, Thomas Tuchel apo Pep Guardiola? Një nga këta të tre do të përzgjidhet si Trajneri i Vitit nga UEFA, në ceremoninë e hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Champions League, që do të mbahet më 26 gusht në Stamboll të Turqisë.

I pari fitoi Euro 2020 me Italinë, duke rikthyer kombëtaren e kaltër në krye të kontinentit të vjetërpas 53 viteve. Mrekulli realizoi edhe Tuchel me Chelsea. Tekniku gjerman mori drejtimin e ekipit londinez në janar dhe fitoi Champions League në maj.

Në garë edhe Pep Guardiola, i cili fitoi dy trofe (titull, EFL Cup) dhe dërgoi “Cityzens” në finalen e Champions League. Tre trajnerët me më shumë vota u zgjodhën nga një juri e përbërë nga 24 trajnerë të ekipeve kombëtare që morën pjesë në Euro 2020, së bashku me 80 trajnerë të klubeve që luajtën në fazat e grupeve të 2020/21 të Champions League dhe Europa League.

Pesëdhjetë e pesë gazetarë nga secila prej 55 shoqatave anëtare të UEFA-s, të zgjedhur nga grupi i Medieve Sportive Evropiane (ESM), ishin gjithashtu pjesë të jurisë që përzgjodhën tre lojtarët që luajnë në Premier League.