Ministria e Brendshme konfirmoi se dje ata kanë marrë një kallëzim për një person të vdekur në rrugën Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Bëhet fjalë për një grua nga Shkupi e lindur në vitin 1959 e cila së pari i ra të fikët, e më vonë ajo u shpall e vdekur.

Ministria e Brendshme pohon se trupi i së ndjeres është dorëzuar për obduksion.