Aksident i frikshëm në Llogara.

Një makinë ka dalë jashtë rruge për shkak të një gabimi nga ana e shoferes e cila ishte femër. Mësohet se shoferja në vend që t’i jepte indietro makinës për të ecur mbrapa i ka dhënë gaz dhe kjo ka bërë që makina të dalë jashtë rrugës.

Në momentin e incidentit brenda në automjet kanë qenë dy persona. Për fat të mirë ata kanë shpëtuar për mrekulli.

Ata po marrin trajtimin e menjëhershëm mjekësor. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e policisë për zbardhjen e incidentit.