Zëdhënësi i Marinsave amerikanë, në një deklaratë të shkurtër për mediat, ka konfirmuar vërtetësinë e një videoje që ka bërë xhiron e rrjetit. Në pamje, shihet një vajzë e vogël që kalon nga krahët e familjarëve të saj në duart e ushtarëve amerikanë të vendosur në aeroportin e Kabulit.

“Mund të konfirmoj se anëtari i shërbimit me uniformë i paraqitur në video është një marins me Njësinë e 24, të Ekspeditës Detare,” tha major Jim Stenger

“Fëmija që shihet në video u dërgua në një strukturë mjekimi në vend dhe u kujdes nga profesionistët mjekësorë.”

Marinsat postuan gjithashtu një foto në Twitter, në të cilën shfaqej një ushtar duke qetësuar një foshnjë që më vonë u ribashkua me babanë.