Babai i Xhuljano Bullarit lajmin se 25-vjeçari që u gjet i vrarë brenda në makinë në Babicë të Vlorës është djali i tij e ka marrë vesh LIVE. Në ankth dhe me zemrën e ngrirë, i ati i të riut lajmin e kobshëm e dëgjoi teksa gazetari Enriko Gabaj po raportonte LIVE për SyriTv mesditën e sotme përpara drejtorisë së Policisë së Vlorës. “Boooo!!! Mosss” dëgjohen fjalët e tij që përplas telefonin dhe largohet duke qarë me duart në kokë.

https://streamable.com/25nnco

Babai i viktimës është shprehur për grupin hetimor se nuk ishin në dijeni se djali kishte konflikte.

Djali është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00- 19.00 pasdite si zakonisht për të pirë kafe. Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani te vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria.

Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën” ka thënë para grupit hetimor.

Identifikimi i viktimës është bërë nga nëna e tij, në morgun e qytetit të Vlorës. Sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor, “25-vjeçari nuk e ka pritur goditjen, gjykuar nga pozicioni”.

Kjo ngre dyshime se ai ka arritur aty, pra në Babicë të Vlorës i shoqëruar me persona të cilët i njihte, që më pas e prenë në besë. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja e 25-vjaçarit dyshohet rreth orës 21.00 në mbrëmje.

Ngjarja është e qartë për autoritet, edhe pse nuk ka kamera sigurie në afërsi të rrugës hyrëse që mund të ndihmonin në zbardhjen e ngjarjes.