Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për situatën e zjarreve në vend.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se në fshatin Vorfë vijon ende të jetë aktive vatra e zjarrit. Aktualisht flakët janë në drejtim të të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë.

Në Bashkinë Pukë po punohet nga rreth 50 trupa të Forcave të Armatosura dhe punonjës të shërbimit pyjor, ndërsa bëhet me dije se situata është nën kontroll.

Nga ana tjetër bashkia Fushë Arrëz bën me dije se në fshatin Flet situata është e qetë, ndërsa vatra e zjarrit po monitorohet nga shërbimi pyjor dhe punonjësit e njësisë administrative.

Ndërkohë në majën e Rrunës në vendin e quajtur Laku i Thive vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë.

Në mbështetje të shërbimeve zjarrfikëse ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez dhe aktualisht situata paraqitet problematike pasi nga territori i Bashkisë Pikë brejt Majës së Zezë është përhapur një tjetër vatër zjarri.

Në qarkun e Lezhës ka ende vatra zjarri në fshatin Katund të Vjetër, por që sipas autoriteteve është në kontroll dhe po monitorohet nga specialistë të pyjeve.

Njoftimi i plotë:

Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.

2.Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata eshte nën kontroll.

3.Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.

  • Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikesit lokale.

Qarku Kukës.

  1. Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e sherbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjeter zjarri.
  • Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën  monitorim nga punonjes të AdZM Kukës

Qarku Lezhë.

  • Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.
  • Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat zjarrfikse.

Qarku Dibër. Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.