Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10, në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”.

Një grua e moshës 58 vjeçare, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, ku edhe ka humbur jetën.

E ndjera është identifikuar me emrin Sofika Pitushi.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.