Vllaznia do të përballet me Juventusin në Champions League. Ky ishte fati i vajzave kuqeblu, që eliminuan Ferencvaros me penallti pak ditë më parë.

Ekipi i drejtuar nga Nikolin Leka do të ketë një ndeshje shumë të vështirë. Me vajzat bardhezi ato do tentojnë grupet e Ëomen Champions League, një mision gati i pamundur.

Ndeshjet do të luhen më 31 gusht/1 shtator dhe 8/9 shtator, për të përcaktuar kështu edhe 12 skuadrat që shkojnë në fazën e grupeve. Vllaznia, nëse kualifikohet përfiton 400 mijë euro.