Bën bujë në mediat serbe koncerti i Goran Bregoviç. Disa prej tyre janë përqëndruar veçanërisht në incidentin me gazin lotsjellës.

“Blic.rs” i ka kushtuar vëmendje performancës që shkaktoi debat në Shqipëri, ndërsa e quan skandal atë se çfarë ndodhi në Korçë.

Sipas saj, disa persona u lënduan dhe një prej tyre përfundoi në spital, madje gazi solli dhe shpërndarje të turmës.

Deri më tani 8 persona janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur gazin lotsjellës.

Mësohet, Ka pasur më herët edhe disa të shoqëruar që shanin në hyrje të terminalit kundër koncertit të Bregoviç.