Jane zbardhur detaje të reja nga konflikti që ndodhi në Korçë mes dy pronarëve të bizneseve në malin e Moravës, që përfundoi me një të plagosur me thikë dhe një të arrestuar, ndërsa të tjerët që u përfshinë në sherr u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Konflikti


Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur djali i Sotiraq Mishës me armën në brez drejtohet për tek parkingu i hotelit të Arben Relit duke u përfshirë në debat dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke ia vendosur në kokë Anri Relit.

Sherri ka degraduar dhe ka mbetur i plagosur Sotiraq Misha, i cili është babai i djalit që nxori pistoletën duke kërcënuar Anri Relin, që u arrestua me akuzën e plagosjes.

Deri mbrëmje e sotme për ngjarjen është arrestuar vetëm një person, djali i Arben Relit, që sipas policisë qëlloi me thikë pronarin e hotelit ngjitur, Sotiraq Mishën, ndërsa djali i këtij të fundit që nxori armën duke kërcënuar Anri Relin është i lirë. I plagosuri Sotiraq Misha ndodhet në spitalin e Korçës.

Kërcënimi

Po ngjarja nuk është mbyllur me kaq. Djali tjetër i Arben Relit, kur shkoi në komisariatin e policisë së Korçës për t’u interesuar për fatin e vëllait që u arrestua për plagosje me thikë, u kërcënua nga katër persona, të cilët zbritën nga një makinë tip “BMW”.

Ngjarja ka ndodhur në derën e komisariatit të policisë së Korçës. Në momentin që vëllai i të arrestuarit, pra djali i biznesmenit Reli kërkoi ndihmën e policisë, katër personat që e kërcënuan u larguan me “BMW”-në.

Zanafilla

I njëjti burim pohon se mes dy pronarëve që i kanë hotelet ngjitur në malin e Moravës ka pasur konflikte të vazhdueshme për burimin nga i cili furnizohen me ujë, ndërsa sot sherri u agravua për shkak të përplasjeve për parkingun.

VIDEO:

https://videosh.duckdns.org/YouPHPTube/video/915/si-nisi-konflikti-per-pronen-mes-biznesmeneve-te-resorteve-ne-korce-degradoi-ne-perdorimin-e-armes?channelName=Shqiptarja1