Kylian Mbappe i ka trazuar ujërat te PSG. Real Madrid një ditë më parë ofroi 160 milion euro për kartonin e sulmuesit, i cili ka edhe një vit kontratë. Drejtori sportiv i PSG, ishte i qartë me atë që deklaroi ditën e sotme.

“E kemi refuzuar ofertën. Nuk pengojmë askënd, nëse plotësohen kushtet tona atëherë mund ta shohim. Kemi krijuar një ëndërr me lojtarët këtë verë dhe nuk do lejojmë askënd ta shkatërrojë atë. Oferta është larg asaj që Mbappe përfaqëson sot”.

“Ne një pjesë të parave ia kemi borxh Monacos ende dhe mendojmë se oferta e bërë nuk është e mjaftueshme. 160 milion? Nuk mund t’i konfirmoj shifrat, por është rreth asaj shifre. Është më pak se kemi paguar ne për të. Mënyra si Real sillet nuk na pëlqen”.

Mbappe nuk ikën për më pak se kemi paguar. Nuk e pengojmë, por do të largohet me kushtet tona. Nuk mund të ndryshojmë planet tona një javë para mbylljes së merkatos. Kylian gjithmonë na ka thënë se nuk ikën falas nga klubi”, ka deklaruar Leonardo.

El Parisien tani raporton se PSG kërkon të arkëtojë 220 milion euro për ta shitur Mbappe. Te Real Madrid në krahun tjetër janë optimistë, pasi besojnë se tani mund të bisedohet me francezët për të gjetur një marrëveshje. Tani është e gjitha çështje parash.