Pritja e 121 afganëve të parë është raportuar edhe nga agjencitë e huaja të lajmeve. Një ndër to është edhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters e cila ka raportuar për mbërritjen e afganëve në vendin tonë.

Mes 121 afganëve mësohet se ka aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli.


Pasi përmbyllën procedurat në aeroport, afganët, i janë drejtuar strukturave hotelier në Durrës ku ata do të qëndrojnë.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre.


Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra, për të folur më pas për të paktën 4 mijë afganë.

Sipas një vendimi të miratuar të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”.


Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojnë deri në 1 vit në Shqipëri.