Ditën e sotme janë zbuluar detaje të reja lidhur me megaoperacionin e zhvilluar me bashkëpunim të policisë shqiptare, spanjolle dhe gjermane në territorin e Spanjës.

Synimi kryesor ishte goditja e grupit kriminal shqiptar që ushtronte aktivitet kriminal në Spanjë në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si pasojë e operacionit të zhvilluar ranë në pranga 107 persona, ndërsa sot është mësuar se mes tyre ka qenë edhe kreu i grupit, Stefan Curri.

Në konferencën mes drejtorëve të policisë, ka qenë dhe Ardi Veliu i cili ka thënë se këto operacione nuk do të ndalonin dhe do të hetoheshin pasuritë që personat e përfshirë mund të kenë në Shqipëri.

Vijon…