Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Itali. Lajmin e ka dhënë vetë Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një foto teksa zbret nga avioni.

Rama shkruan se ndodhet në Otranto për ditën e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare.

“Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare” shkruan Rama krahas fotos së postuar.