Opinionsti i njohur Andi Bejtja analizon ditën përkujtimore të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe konstaton se shumë zyrtarë bëjnë qokë me mesazhe të shtirura.

“Kur bëni sikur e ndjeni dhe ju Nënë Terezën, mbushni rrjetin kot me mesazhe të shtirura, sikur keni lindur në Vatikan të gjithë”, thotë ai.

Bejtja pohon se jetojmë në një vend ku të varfrit janë lënë në vobektësinë e tyre dhe askush nuk mendon për ta dhe pohon se dhjetë vitet e fundit asnjë rritje page nuk pati për shqiptarët.

Kurse thekson se me të tilla pagesa që marrin shqiptarët edhe vetë Gonxhe Bojaxhi do ishte hedhur në protesta:

“Jetojmë në një vend ku vetëm për të varfrit nuk mendohet: në një dekadë janë rritur a nuk janë rritur rrogat një herë, ku me këtë asistencë sociale dhe Nënë Tereza vetë do të dilte në protestë”.

Në qëndrimin e tij kritik për mënyrën si shumë zyrtarë shqiptarë bëjnë qokën në rrjete sociale për bamirësen në të njohur në botë, nobelisten shqiptare Nënë Tereza, Bejtja shton:

“Për të mos thënë pastaj që shisni dhe votën si në harados për 50 mije lekë të vjetra”.

Në fund, Bejtja ka dhe një këshillë: “Lëreni Terezën rehat të paktën sot… përdoreni siç e keni përdorur sa për t’i vënë emrin spitalit a aeroportit”.