Ka marrë fund pas disa orësh shëtitja nëpër qytet e emigrantëve të paligjshëm që “zbarkuan” sot në Pogradec pasi shpërthyen derën e një furgoni, në momentin e ndalimit nga policia.

Gjatë ndjekjes policia arriti të kapë 15 prej tyre ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar pas kontrolleve nëpër qytet. Episodi u regjistrua në orët e mesditës kur efektivi i policisë tentoi të shoqërojë emigrantët e paligjshëm.

Ai u ngjit mbi furgon dhe më pas me pistoletë në dorë u përpoq të neutralizojë një pjesë prej tyre në momentin e hapjes së derës, por përpjekja qe e kotë pasi ata dolën në pak sekonda.

Tashmë ata priten të dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Babrru. Dyshohet se emigrantët ishin futur në territorin shqiptar përmes Greqisë me një furgon mallrash, por u pikasën nga policia.