Avicii ishte një pionier dhe novator në botën e muzikës elektronike. Gjatë karrierës së tij të shkurtër, ai ripërcaktoi bazat duke ndërthurur muzikën elektronike me shumë zhanre të ndryshme muzikore. I lindur si Tim Bergling, Avicii kishte miliona fansa nga e mbarë bota. Ai fitoi çmime të shumta në mbarë botën dhe u nominua për disa Grammy.

Avicii death: Oman police confirm 'no criminal suspicion' - BBC News

Por presioni i jetës si VIP duket se kontribuoi në gjendjen e shëndetit të tij mendor para se t’i merrte jetën në vitin 2018 në moshën 28-vjeçare. Për të nderuar jetën dhe trashëgiminë e muzikës së tij si dhe për të rritur ndërgjegjësimin për vetëvrasjen dhe shëndetin mendor, Google i ka kushtuar një Doodle të animuar, në ditën që do të festonte 32 vjetorin e lindjes.

Google Doodle feston 32 vjetorin e lindjes së DJ suedez Avicii

Doodle nderon trashëgiminë e tij “si një nga artistët e parë që ngriti muzikën elektronike në suksesin e përgjithshëm global”, thotë Google. Kjo vjen dhe gjatë Javës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve, një fushatë vjetore që kërkon të rrisë ndërgjegjësimin për vetëvrasjen dhe të promovojë një dialog të hapur për shëndetin mendor.