Daddy Yankee, ylli i muzikës regaton, i rikthyer fuqishëm në tregun muzikor gjatë këtij viti, duke arkëtuar miliona dollarë, ka njoftuar se ka vendosur të tërhiqet nga muzika dhe do t’i përkushtohet deri në fund të jetës, vetëm besimit të tij.

Artisti ka njoftuar fansat e tij se në planet e së ardhmes, ka vetëm përkushtimin ndaj krishtërimit dhe se koncerti i kësaj të diele, do të jetë i fundit i karrierës së tij.

“Familja: kjo është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Kam njohur krishtërimin dhe nuk kam aspak turp ta pranoj para gjithë botës se Krishti jeton në mua dhe unë do jetoj për të. Kjo është nisja e një kapitulli të ri për mua”, njoftoi artisti.