Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes rrjeteve sociale njoftoi se është duke shkuar drejt Tetovës ku spitali modular është djegur plotësisht. Në spitalin modular ka pasur të hospitalizuarit e infektuar nga Covid-1, shkruan TetovaSot.

“Për momentin po shkoj drejt Tetovës ku, për fat të keq, ka zjarr në qendrën Kovid. Menjëherë pas inspektimit të situatës, ne do të ndajmë informacionin zyrtar në lidhje me atë që saktësisht po ndodh. “Unë apeloj për qetësi ndërsa presim detajet e incendentit” shkroi Filipçe në Twitter