Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktua zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.

Arifi tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.

Një deklaratë për media dha edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.

Ai tha se derisa po digjej spitali, ka vazhduar nxjerrja e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.

Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.