Një burrë nga Belgjika është plagosur pasi po përpiqej të futej në hotelin ku po qëndronte, por u rrëzua pasi kaloi murin teksa dera ishte e mbyllur.

Ngjarja ndodhi pas mesnatës duke gdhirë dita e sotme rreth orës 01:30.

Shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, është kthyer për të fjetur, por ka gjetur të mbyllur, portën e jashtme të hotelit ku rrinte.

Burri është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit, por më pas është rrëzuar aksidentalisht.

Tani ai ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.