Vijon të jetë shqetësuese situata sa i takon pandemisë në vend. ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 864 raste të reja me Covid nga 4334 testime të kryera.

Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën katër persona. Viktimat janë një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.

Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve, ndërsa në të gjithë vendin janë aktualisht 12,766 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.