Ka nisur me incidente seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i grupit Parlamentare të PS, Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët.

Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.

“Mos bëj dërr-dërr, po mbylle si procedurë aty,” është shprehur Basha i revoltuar.

Basha ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren që ditën e parë duke “marrë urdhra” nga Balla.

“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manekinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës? Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë!”

Ky i fundit kërkoi që ditën e sotme të mos votohen anëtarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare, pasi sipas rregullores së Kuvendit, shumica ka të drejtë të ruajë shumicën në grupet parlamentare.

Vijon…