BURREL- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Burrel-Ulëzi, ku si pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Raportohet se aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Bushkash.

Shtetasi Z. Ç., duke drejtuar makinë e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.