Qytetare prane Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Ditet e fundit ka rene ndjeshem numri i infeksioneve ditore me COVID dhe vdekjeve nga koronavirusi ne vend. /r/n/r/nCitizens near Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which is turned into quarantine and received the name COVID 1. In recent days the number of coronavirus infected patients has decreased significantly.

Afro gjysma e shqiptarëve nuk duan të vaksinohen ose ngurrojnë ta bëjnë atë tani duke menduar për më vonë

Nga Eduard Zaloshnja

Rreth 26% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk duan të vaksinohen. Ndërkohë, rreth 22% të tjerë, ende nuk kanë bërë ndonjë dozë vaksine, por mendojnë të vaksinohen së afërmi.

Duke ditur se Shqipëria ka rreth 2.1 milionë banorë të rritur, i bie që rreth 545 mijë nuk duan të vaksinohen fare dhe rreth 460 mijë të pavaksinuar parashikojnë të vaksinohen së afërmi.

Ky është rezultati paraprak i një studimi të gjerë ballkanik mbi sigurinë kombëtare dhe atë personale, i cili do publikohet i plotë së afërmi, raporton noa.al.

Në kuadër të këtij studimi, u zhvillua një vrojtim statistikor rigoroz me 1100 intervista të drejtpërdrejta në çdo cep të Shqipërisë, me një kampion të peshuar gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Pyetjet e adresuara këtu janë vetëm një pjesë e vogël e pyetjeve të shumëllojta të bëra në intervistat e gjata të drejtpërdrejta.

Më shumë se gjysma e atyre që s’duan të vaksinohen nuk pranojnë asnjë lloj vaksine, ndërsa çereku i atyre që s’duan të vaksinohen mendojnë se nuk u nevojitet, ngaqë e kanë kaluar Covid-19.

Pfizer është vaksina më e dëshiruar/përdorur ndër llojet e vaksinave, e ndjekur nga Sinovac dhe AstraZeneca.