Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka ardhur sot direkt nga SHBA sot në zyrën e Lulzim Bashës. Në një dalje për mediat në përfundim të takimit, ajo tha se i ka përcjellë kreut demokrat diskutimet që ka pasur në SHBA me shefat e saj në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë.

Kim deklaroi se SHBA ka pasur marrëdhënie të mirë me PD që kur ajo erdhi në pushtet për herë të parë dhe shtoi se shpreson që të punojnë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. “Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon”,tha ajo mes të tjerash.

“Sapo jam kthyer nga Uashingtoni pak orë më parë ku pata mundësinë të flisja me liderë nga të të gjitha agjencitë, përfshirë Dash dhe shtëpinë e Bardhë. Iu kam dhënë informacion shefave të mi për të situatën në Shqipëri. Besoj se ishte e rëndësishme të vija direkt në PD për të ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. 

I thashë Bashës, që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar me PD. Si të gjithë e dinë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillim të saj. Ne ishim atje kur PD erdhi në pushtet për herë të parë, dhe shpresoj të punojmë bashkë kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon. E kuptojmë shumë mirë që PD ndodhet në pozitë jo të mirë por shpresojmë së do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar për të fituar përsëri zgjedhjet”, tha Kim.