Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka takuar homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Holanda është një nga vendet që ka qenë skeptike për cështjen e hapjes së negociatave, por duket se tashmë është bindur për të thënë “PO”.

Edi Rama shprehet se Rutte do të vizitojë Shqipërinë në nëntor për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave.

Në selinë e OKB me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, i cili do të vizitojë Shqipërinë në 10 nëntor, për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Hollandës për nisjen formale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian” shkruan Rama.