Nga Erion Kristo

Në këtë vend ka shumë pasuri, që po i shfrytëzojmë në mënyrë barbare. Por një pasuri e jashtëzakonshme që është kjo ne nuk dimë ta përdorim. Si e përdorim ne kohën? Me politikë, futboll dhe broçkulla. Dhe vitet kalojnë, flokët bien dhe ne ishim aty ku ishim në fillim. Ne duhet të vijë turp nga skafistët, trafikantët.

Duhet të na vijnë turp që po na ikin kalamajtë, më të mirët, që po na i merr bota. Ne duhet të na vijë turp për integrimin. Roma nuk u bë për një ditë, por për ditë nga pak. Po ne për ditë nga pak cfarë bëjmë? Asgjë. Individë pa asnjë lloj personaliteti futen me dhunë në ndërgjegjen tonë dhe na hanë të gjithë kohën kombëtare.

Ne dimë gjithçka për ata dhe asgjë për ata që kanë ngritur këtë vend. E pra, ato ngjarje që ndodhin sot, që po na ikin të rinjtë janë të frikshme, sepse ti e rrit lopën e bën gati për të dhënë qumësht dhe qumështin ta merr komshiu. Për mua mund të bëni si të doni, shpresoj vetëm që një ditë t’ju bjerë nga goja biberoni.