Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kurorëzuan dashurinë e tyre në dasmë mbrëmjen e shkuar. Pas ceremonisë në kishë, ku çifti u betua para zotit, tata festuan bashkë me miq e shokë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Brenda dasmës së Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut!

Shumë njerëz të njohur të ekranit, ishin të ftuar në këtë ditë gëzimi për Rudinën dhe Markun. Përpos kolegëve dhe miqve të afërm, këngëtarë të njohur ndezën atmosferën. Bruno, Klajdi Haruni dhe Aurela Gaçe, ishin ata që i dhanë ritëm natës.

Brenda dasmës së Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut!
Brenda dasmës së Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut!
Brenda dasmës së Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut!

Nusja, e cila kishte preferuar një look të thjeshtë, kishte zgjedhur dy fustane sirenë. Pavarësisht se ishte një dasmë e organizuar në mënyrë modern, sërish traditat nuk u harruan.

Brenda dasmës së Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut!

Pista e kërcimit, u mbush me para siç e kërkon adeti. Epo, të na trashëgohet çifti.