Forcat e Posaçme “Shqiponjat” arrestuan një 22-vjeçar në Tiranë, i cili u kap teksa po shpërndante kokainë në rrugën “Besim Imami”.

Në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, policia po e mbante nën vëzhgim të riun pasi kishte informacion për aktivitetin e tij të paligjshëm.

Pikërisht gjatë ditës së djeshme 22-vjeçari doli për të shpërndarë kokainë, ku edhe policia vendosi të ndërhyjë.

Menjëherë pasi ka parë policët, i riu ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me vrap, por u arrestua disa minuta më vonë.