Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë është hedhur nga lartësia e një pallati dhe ka humbur jetën, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore.

Sipas policisë, Klinton Pira 26 vjeç ka qëlluar me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe para se të hidhej nga lartësia. 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.