Sot dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veli. Veliu i paraqiti një kërkesë Kryeministrit Rama.

Dorëheqja erdhi pas një seri vrasjesh ku më e rënda mbetet ajo e vrasjes së efektivit të Policisë në Lezhë, Saimir Hoxha. Tashmë po diskutohet për emrat e rinj.

Një nga emrat e lakuar është ajo e Gledis Nano.

Çuçi tha se nesër do të ketë një mbledhje qeverie, ku do të bëhet më pas publik dhe emri i drejtorit të ri të policisë së shtetit.

“Ta lëmë më mirë nesër, që të kemi lajme dhe për nesër. Nesër mbledhim qeverinë, zoti Nano është një nga kandidaturat”, u shpreh Çuçi.

Ndërkohë që duke folur për dorëheqjen e Ardi Veliut, Çuçi tha se ajo ishte e gjitha me vullnetin e tij të lirë.

“Absolutisht dha dorëheqjen, jemi në fillimin e një mandati të ri, ai ka menduar dorëheqjen. Ka ushtruar një mandat të suksesshëm sipas meje. Media u mor me një batutë që u nxor nga konteksti. Edhe shprehja që unë përdora ishte rrjedhojë e një reagimi.

Nuk kemi të bëjmë me shkarkim, unë nuk e di si ka qarkulluar lajmi për shkarkimin. Është e vërtetë që drejtori i përggjithshëm ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka pasur arsye për shkarkim, mandati i tij ishte i suksesshëm”, deklaroi ministri i brendshëm.