Gledis Nano është emëruar ditën e sotme Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pasi paraardhësi i tij Ardi Veliu dha dorëheqjen. Nano është betuar vetëm para pak minutash ndërsa ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi u shpreh se ai do ta ketë shumë të vështirë punën, për shkak të “niveleve ku ka arritur performanca e policisë së shtetit.”

Unë me bindje të plotë them që drejtor Veliu, në katër vite të mandatit të tij, e ka çuar policinë e shtetit në nivelet më të mira që ajo ka pasur në 30 vitet e tranzicionit. Këtu ndajmë të njëjtin mendim bashkë, gjithkush mund të ketë rezerva por para fakteve kokëforta, të gjithë duhet të pranojmë se policia e shtetit është një organizatë më dinjitet. Dhe e barabartë me partnerët tanë perëndimorë. Policia e shtetit ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet e tranzicionit.  Për të mos folur për statistika që kanë të bëjnë me krimet, vrasjet, lufta kundër kultivimit të kanabisit apo trafiqeve të ndryshme.”