Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga segmenti rrugor të përfunduar nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë. Bashkangjitur videos së shpërndarë në Facebook kreu i qeverisë thotë se ky aks do të jetë në përdorim shumë shpejt për banorët e zonës dhe turistët

“Mirëmëngjes dhe me segmentin rrugor të përfunduar nga Qafa e Qarrit në Mollas, pjesë e aksit Korçë-Ersekë ku aktualisht po jepet dora e fundit me vendosjen e sinjalistikës rrugore, për t’u vënë në përdorim të plotë shumë shpejt për banorët e për vizitorët në rritje të përvitshme të asaj zone magjepsëse, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.