Un momento dell'assemblea dei lavoratori portuali Trieste all'interno del Porto nuovo davanti all'ex Locanda dello scalo per decidere le modalità della protesta di domani, Trieste, 14 ottobre 2021. ANSA/ BENEDETTA MORO

Vendimi i qeverisë italiane për të detyruar të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat që të mund të futen në ambientet e punës vetëm pasi të jenë pajisur me Certifikatë Shëndetësore kundër koronavirusit ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

“Corriere” raporton për protesta në të gjitha qytetet italiane, ku punonjësit janë mbledhur në dyert e institucioneve dhe ndërmarrjeve private duke kërkuar të futen në punë pavarësisht insistimit të kontrollorëve për të treguar certifikatën.

Përmes certifijkatës punonjësve iu kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjes, janë shëruar nga infeksioni, ose kanë rezultuar negativë ndaj tij.

Kjo konsiderohet si një ndër masat më të ashpra të ndërmarrë në Europë kundër koronavirusit, ndërsa shefi i qeverisë italiane Draghi është shprehur se nuk do të bëjë asnjë hap pas duke mos pranuar kërkesën e bizneseve për shtyrjen e datës së detyrimit.

Ndërkohë, kreu Matteo Salvini tha gjatë protestës në Viçenza se Italia ishte i vetmi vend në botë që iu kërkon punonjësve certifikatë për të punuar.

Përtej qasjes politike dhe shëndetësore, vendimi në fjalë pritet të ketë një kosto financiare për Italinë, e cila sipas përfaqësuesve të bizneseve parashikohet të arrijë deri në 500 milion euro në muaj për shkak të pengesave që do të kenë punonjësit të punojnë.

Italia e ka bërë të detyrueshme certifikatën për mësuesit dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik qysh më herët, ndërsa punonjësve të kujdesit shëndetësor u është kërkuar vaksina qysh në prill. Sot ishte data limit për të gjithë punonjësit e tjerë.